U përplas për vdekje nga një automjet, identifikohet viktima e aksidentit në Mamurras

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2025, 21:23

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mamurras–Milot, ku një këmbësor humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas të dhënave zyrtare, automjeti që drejtohej nga shtetasi Ervis Kalthi, 38-vjeç, ka përplasur këmbësorin Vladimir Leka, 43-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, dhe dyshohet se viktima ka qenë duke kaluar rrugën në momentin e përplasjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit