Arrestohet roja i sigurisë që s’e kontrolloi autorin e armatosur

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.10.2025, 19:26

Tronditje në sistemin e drejtësisë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Pak çaste pas krimit, policia ka arrestuar oficerin e sigurisë që ishte në detyrë në hyrje të godinës, pasi dyshohet se ka dështuar në kontrollin e autorit të vrasjes.

Burime zyrtare bëjnë me dije se oficeri i sigurisë nuk arriti të konstatojë armën që 30-vjeçari Ervis Shkambi mbante me vete, një pistoletë tip “Beretta”, me të cilën më pas ekzekutoi gjyqtarin Kalaja gjatë seancës.

Sipas hetimeve paraprake, Shkambi kishte hyrë i qetë në ambientet e gjykatës, kishte ndjekur procesin deri në shpalljen e vendimit dhe më pas qëlloi tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend. Nga të shtënat u plagosën gjithashtu dy persona të tjerë, babë e bir, që ishin palë kundërshtare në çështjen për pronën.

Pas krimit, autori doli në korridor, i dorëzoi armën rojes së sigurisë dhe u vetëdorëzua te policia, duke pranuar menjëherë vrasjen.

Ndërkohë, arrestimi i rojes së sigurisë ka hapur debate të forta mbi mënyrën se si ruhet një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit