Ogerta ‘zgërdhihej’ kur u nderua Martin Cani, sot kërkon të drejtojë Tiranën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.10.2025, 18:40

Pas prangosjes së Erion Veliajt, Tiranës i duhej një emër i ri në krye. Dhe si gjithmonë, Rama nuk e la rastin pa shfrytëzuar për të vendosur një tjetër figurë të konsumuar të pushtetit të tij. Pa asnjë hezitim, ai propozoi Ogerta Manastirliun, shkarkoi zyrtarisht Veliajn dhe shpalli 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri të Tiranës.

Por le ta themi troç: emri i Ogerta Manastirliut është gjithçka, përveçse një emër që ngjall besim. Historia e saj politike është një mozaik i dështimeve, abuzimeve dhe arrogancës shtetërore që shqiptarët e kanë parë me sytë e tyre që nga dita e parë e emërimit të saj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nën drejtimin e saj, spitalet publike u kthyen në simbole të mjerimit. Skandalet për tendera, për mungesë barnash, për trajtime çnjerëzore dhe abuzime me fondet shtetërore u bënë lajmi i përditshëm. Askush s’e harron periudhën e pandemisë, kur nën firmën e Ogertës, shëndetësia shqiptare u kthye në një biznes për klientët e pushtetit.

Por karriera e saj nuk ndalet aty. Rama e zhvendosi nga shëndetësia në arsim, sikur po shpërblente dështimin. Dhe aty nisi kapitulli tjetër i errët i saj. Arsimi shqiptar, tashmë i rrënuar, përjetoi ngjarje që do duhej të tronditniste çdo njeri me ndërgjegje. Ishte 18 nëntori kur kryeqyteti u trondit nga një tragjedi: një 14-vjeçar, Martin Cani, u vra me thikë jashtë shkollës “Fan Noli”. Një krim që ndodhi nën hundën e institucioneve arsimore, të cilat kishin dijeni për konfliktin mes dy nxënësve, por nuk ndërhynë.

Në vend të tregonte ndjeshmëri si nënë apo si përfaqësuese e shtetit, Ogerta Manastirliu zgjodhi të heshtë madje të zgërdhihej në parlament përkrah Ballukut dhe Kumbaros, në momentin kur kërkohej një minutë heshtje për djalin e ndjerë. Një akt që la shije të hidhur te çdo prind shqiptar.

Dhe sot, kjo e njëjta Ogertë del sërish përpara qytetarëve, duke kërkuar të drejtojë Tiranën. Por pyetja që qëndron pezull është e qartë: a do t’i besojnë kryeqytetasit fatin e qytetit një personi që vetëm disa muaj më parë u kërkua publikisht të shkarkohej nga vetë qytetarët për paaftësi dhe përbuzje?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit