Ministrja lan duart pas vrasjes së gjyqtarit: “Policia s’ka faj për sigurinë në gjykata!”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.10.2025, 18:19

Pas ngjarjes tronditëse në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë brenda sallës së gjyqit, ka reaguar ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Në deklaratën e saj, ministrja u shpreh se Policia e Shtetit “nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave”, duke e distancuar institucionin që drejton nga çdo përgjegjësi për dështimin e sigurisë në këtë rast.

“Jam thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë... Forcat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Autori është ndaluar menjëherë dhe po hetohet në bashkëpunim me prokurorinë për veprimet e punonjësve të sigurisë së gjykatës”, deklaroi Koçiu.

Ndërsa publiku është ende i shokuar nga fakti që një vrasje ndodhi brenda një salle gjyqi, reagimi i ministres ka ngjallur pakënaqësi dhe debate në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë konsideruar si “larje duarsh” të qeverisë ndaj një ngjarjeje që tregon dështim total të sistemit të sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit