“Banjoja e tmerrit” në hyrje pallati: Banorët ankohen, Pjerini s’përgjigjet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.10.2025, 15:46

Një situatë alarmante po vazhdon prej kohësh në pallatin Uldedaj në lagjen Skënderbeu të Lezhës është denoncuar pranë redaksisë tonë.

Hyrja e këtij pallati pallati është kthyer në një ambient të rrezikshëm dhe të papërshtatshëm për jetesë, për shkak të një banjoje të improvizuar në katin përdhes, pa derë dhe pa kushtet minimale higjienike.

Uji rrjedh vazhdimisht nga sahati, ndërsa fëmijët dhe banorët e tjerë kanë frikë të hyjnë në pallat. Situata kërcënon sigurinë dhe shëndetin e banorëve, por ajo që e bën më shqetësuese është mungesa e reagimit nga institucionet përgjegjëse. Pamjet flasin vetë ujë dhe plehra ngado në katin e parë të pallatit

Sipas denoncuesve situata bëhet dhe më e frikshme në mbrëmje, pasi persona të varur nga lëndët narkotike futen në katin përdhes të pallatit ku ndodhet dhe kjo banjo e tmerrshme dhe konsumojnë lëndë të ndryshme narkotike thuajse deri në orët e para të mëngjesit.

Banorët janë ankuar disa herë pranë Bashkisë, inspektorateve dhe çdo institucioni tjetër përkatës, por deri tani nuk ka pasur asnjë veprim konkret. Ata ndihen të lënë në mëshirë të fatit, duke u përballur çdo ditë me kushtet e papranueshme në hyrje të pallatit.

Edhe kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, është kontaktuar nga banorët për këtë problem, por nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Kjo mungesë përgjegjësie e autoritetit më të lartë vendor ka shtuar frustrimin e banorëve dhe ndjenjën e braktisjes nga institucionet që duhet të kujdesen për ta.

Kjo ngjarje tregon një pasivitet shqetësues të institucioneve që duhet të mbrojnë qytetarët. Banorët kërkojnë veprim urgjent, ndërsa situata mbetet e patolerueshme, kush do të marrë përgjegjësi për sigurinë dhe jetën e njerëzve që jetojnë në këtë pallat? Edhe sa kohë do të duhet të jetojnë banorët në pallatin Ul Dedaj në kushte ç’njerëzore?

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje, ndjesë për shqetësimin! Doja të dononcoja kushtet skandaloze të një pallati në Lezhë, po të vi darka kemi frikë të hyjmë në pallat se është një banjo, s'ka as derë, aty çfarë nuk bëhet, pihet ashtu... e kuptoni vetë ju. Na vinë fëmijët nga shkolla kanë frikë të futen se në hyrje pikon sahati pa pushim, ndonjë ditë do t'i dali flaka. Shikojeni skandalin s'dimë ku të ankohemi më! Shikoje vetë sesi jetojmë te pallati Uldedaj në lagjen "Skëndërbeu". Jemi ankuar disa herë edhe në bashki edhe te Pjerin Ndreu, por asnjë përgjigje s'vë dorë njeri. Jemi ankuar kudo, jemi në hall të madh!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit