Kohë më parë, burime të afërta pranë çiftit raportuan për një ftohje në marrëdhëniet mes aktores së njohur Teuta Krasniqi dhe partnerit të saj, Adonisit.
Dyshimet morën hov sidomos pas festës së madhe të ditëlindjes së vajzës së Teutës, Kaia, e cila mbushi nëntë vjeç, ku në sy ra mungesa e fotografive të përbashkëta të çiftit.
Por është një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Me rikthimin e Adonisit në rrjete sociale, ndjekësit vunë re diçka domethënëse:
Teuta dhe ai tashmë nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Në një kohë kur marrëdhëniet shpesh shihen përmes filtrit të rrjeteve sociale, ky veprim ka ndezur edhe më shumë kurreshtjen e ndjekësve dhe ka shtuar spekulimet se mes Teutës dhe Adonisit mund të ketë ardhur një fund i heshtur.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një reagim publik.