Qytetari denoncon: Pelegrinazhi i bektashinjve në malin e Tomorrit lë pas plehra

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.10.2025, 13:18

Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania ndotjen e madhe të shkaktuar në malin e Tomorrit pas përfundimit të pelegrinazhit të përvitshëm të besimtarëve bektashinj. Ai ka dërguar foto ku shihen qartë grumbuj plehrash në natyrë, mbetje plastike, kanaçe dhe qese të hedhura gjithandej, që kanë mbetur në vendin e shenjtë pasi mijëra njerëz u larguan.

“Përshëndetje! Dua të ndaj një shqetësim që kam konstatuar në malin e Tomorrit. Këto janë pasojat nga pelegrinazhi i zhvilluar në muajin gusht. Ju lutem, anonim”, shkruan një qytetar për JOQ Albania.

Pelegrinazhi zhvillohet çdo vit nga data 20 deri më 25 gusht dhe mbledh rreth 300 deri në 400 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe vende të tjera. Besimtarët ngrenë çadrat, bëjnë kurbanin e festës dhe ngjisin majën e malit 2416 metra të lartë për të nderuar Abaz Aliun, figurë e shenjtë për bektashinjtë.

Pavarësisht rëndësisë fetare dhe shpirtërore të ngjarjes, natyra dhe vetë mali shpesh mbeten viktima të mungesës së përgjegjësisë ndaj mjedisit. Ndërsa komuniteti bektashi e quan malin e Tomorrit një nga vendet më të shenjta të fesë, ky realitet i hidhur tregon një kontrast të madh mes devotshmërisë shpirtërore dhe mungesës së ndërgjegjes mjedisore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit