Tjetërsim toke te kisha në Kepin e Rodonit, Biseda: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.10.2025, 10:56

Hetimet e SPAK ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si ‘Rrumi’, dhe grupit Avdylaj kanë zbuluar një tjetër skemë abuzimi me pronat në Durrës. Në përgjimet e siguruara nga dosja hetimore, del në pah një bisedë mes vëllait të Rrumit, Vullnet Muçës, dhe një personi ende të paidentifikuar, ku diskutohet për një leje investimi të dhënë me miratimin e një zyrtari të lartë, të cilin e përmendin si “i gjati”.

Në qendër të bisedës është një sipërfaqe prej 500 dynymësh në zonën e mbrojtur të Kepit të Rodonit, ku ndodhet edhe Kisha Katolike. Plani dyshohet se parashikonte zhvillime të mëdha investimi, të mbështetura përmes ndikimit politik dhe falsifikimit të dokumenteve pronësie. SPAK vijon hetimet për të identifikuar të përfshirët dhe lidhjet e tyre me zyrtarët shtetërorë.

Pjesë nga Dosja e SPAK:

Data 25 dhjetor 2020, përdoruesi i SkyECC D787B0,i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga i gjati dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dynymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t'i lëshojnë me qira.

D787B0 – Shoku ka fol ky robi me këtë te gjatin dhe i ka dhen OK na orientoj tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim Tani nga java e par e janarit do

Vullneti – Ok shok... Shumë mirë...po këto miqtë e tu e kanë me qejf

D787B0 – Duan te hyjnë ne pjesë por për ketë flasim shoku

Vullneti – Po ti dil rim shok leja del... Dhe folim ta dimë ca kërkojnë... Renci ka te bohet duhet miku shoku se

D787B0 – Ok shoku vECC te na jap emrin e arkitektit

Vullneti – Ok shok hajde ti shtym se është gjynah se janë prona të mira

D787B0 – Se normal ky jep ok dhe na cakton me ke arkitektin qe do vet dhe ndoshta na cakton atë emren turku.

Vullneti – Kam dhe i ven në Durres për kapanone të lusin për qera

D787B0 – Shumë mirë.

Më 29 tetor 2023 në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës, 8persona u përfshinë në sherr fizik. Bëhet fjalë për një përplasje fizike mes disa personave të familjes Kaçuli dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit