Aksidenti i rëndë në Lezhë, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.10.2025, 09:53

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milot–Lezhë, në një segment të njohur për qarkullim të dendur. Sipas informacioneve zyrtare, një automjet i drejtuar nga shtetasja Xh. N. është përplasur fillimisht me një motomjet që drejtohej nga 75-vjeçari Viktor Nikolli, dhe më pas me një automjet tjetër të ndaluar jashtë rruge.

Përplasja rezultoi fatale për motoristin, i cili u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Më poshtë janë dhe pamjet nga vendngjarja të publikuar nga JOQ Albania, që tregojnë përmasat e aksidentit.

Policia bëri të ditur se drejtuesja e automjetit, Xh. N., është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës për veprime të mëtejshme procedurale. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa grupi hetimor po analizon shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit