Një qytetar ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania një rrëfim të pazakontë, që sipas tij ka ndodhur në një dasmë në Tiranë.
Ai pretendon se është ngacmuar disa herë gjatë festës nga një person që po filmonte ceremoninë, gjë që e ka vënë në siklet dhe e ka bërë të ndihet i turpëruar.
Sipas qytetarit, pas përfundimit të dasmës, ai ka vendosur të përballet me personin në fjalë jashtë lokalit. Gjatë debatit, sipas tij, kameramani i ka bërë komente me përmbajtje seksuale, çka ka bërë që ai të humbasë kontrollin dhe ta sulmojë fizikisht.
Në mesazhin e dërguar redaksisë, qytetari shkruan:
“Durova gjer sa përfundoi dasma dhe e ndoqa në rrugë. E pyeta pse më ngacmoi disa herë gjatë dasmës. Më tha ‘të kam parë më herët dhe më pëlqen shumë’. Në atë moment më iku truri dhe e rraha derisa i ra të fikët.”
Në fund të rrëfimit, ai kërkon mendimin e ndjekësve:
“Ju lutem në komente, mendimet tuaja… a kam vepruar mirë?”
Ngjarja mund të ngjallë reagime dhe diskutime të shumta, pasi shumëkush mund të pyesë nëse dhuna mund të justifikohet në raste të tilla, apo nëse situata duhet trajtuar përmes rrugëve ligjore.
