Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, pesë anëtarë të një familjeje nisen me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.10.2025, 19:02

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, pranë një fshati të zonës së Klosit.

Sipas të dhënave paraprake, në përplasjen mes dy automjeteve, një “Volkswagen” dhe një “Audi”, kanë mbetur të plagosur pesë persona, të gjithë anëtarë të familjes Kurti:

  • Ismail Kurti, 50-vjeç,
  • Luiza Kurti, 49-vjeçe,
  • Dile Kurti, 53-vjeçe,
  • Adelina Kurti, 22-vjeçe,
  • Devis Kurti, 28-vjeç

Fillimisht, të lënduarit morën ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, ndërsa më pas u transportuan drejt spitalit të Burrelit. Për mjekim më të specializuar, ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit