Kush po i çan gomat e makinave në Yzberisht?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.10.2025, 16:26

Një fenomen i çuditshëm dhe shqetësues ka prekur banorët e zonës së Yzberishit gjatë muajit të fundit. Individë të paidentifikuar gjatë mbrëmjeve kanë çarë gomat e makinave të parkuara në rrugët e zonës, duke krijuar shqetësim tek pronarët.

Banorët thonë se ngjarjet ndodhin rregullisht dhe askush nuk di motivet e personave që kryejnë këto veprime. Dëmtimet nuk janë të kufizuara vetëm tek një makinë, por prekin shumë automjete në çdo rrugë të zonës, duke bërë që qytetarët të ndihen të pasigurt edhe brenda vetes shtëpive të tyre.

Ky fenomen ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë në lagje, pasi banorët ankohen se situata ndikon në jetën e përditshme dhe ndjenjën e sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit