Enea Kume, vëllai i deputetit socialist në qarkun e Durrësit, Loer Kume, është arrestuar gjatë operacionit të fundit të SPAK. Ai dyshohet për përfshirje në vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje që ndodhi në vitin 2021 në qytetin bregdetar.
Sipas dosjes së siguruar nga Euronews Albania, Enea Kume ka pasur rolin e vëzhguesit gjatë ekzekutimit të vrasjes. Hetimet janë duke u zhvilluar intensivisht për të zbardhur të gjitha detajet dhe bashkëpunëtorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.
Në një bisedë të zbuluar në aplikacionin Encro Chat, ai shfaq shqetësim për zbërthimin e këtij aplikacioni nga autoritetet, duke treguar frikë se kjo do t’i sjellë probleme. Biseda është bërë me Aldo Avdylin, i shpallur në kërkim për lidhje të ngjashme kriminale.
Biseda në SKY Ecc:
….Po ca pune do na dali me enkron…Ne qe s’na jan kap ne dor per … kan ik…Ato jon ca i kapin n dor…Po ai ka maru pun e dak
Bashkoena blejm ca arm e rrim n mal vlla…zgjidhje tjeter ska… Kuptoj….Per mal jena me u hap të gjitha…Ska zgiidhje tjeter.
Në datën 21 nëntor në orën 12:13, Elidon (Aldo) Avdyli ka biseduar me Enea Kumen dhe biseda përveç të tjerave dyshohet se bën fjalë për Edmir Bregun.
Elidoni i ka shkruar Eneas se “ishalla po del sot ai gruaq…” ndërsa në orën 12:32, i ka shkruar që të flasë me Bazholin dhe t’i thotë që t’i jape “Bolit” alias Ermir Dedja, 300 euro që të paguaj shtëpinë. Sipas Elidonit, Ermiri i ka nxirë jetën por lekët i meriton pasi ka qëndruar gati dhe shpresonte që (vrasjen) ta kryenin atë ditë.