Një qytetar ka denoncuar humbjen e çantës së tij në hyrje të zonës së Don Boskos në Tiranë, më datë 3 tetor. Ai thotë se e ka harruar çantën mbi një stol dhe se një i ri e ka marrë menjëherë pas këtij momenti.
“Kam harruar çantën tek një stol në hyrje të Don Boskos, edhe ky i riu e ka marrë. Do ju lutesha që ta kthenin pas, duke qenë që kam dokumente edhe para. Ka ndodhur në datë 3 tetor. Nëse nuk e kthen, do ta denoncoj në polici”, shkruan qytetari për JOQ.
Ai i bën thirrje të riut që ta kthejë çantën sa më parë, duke theksuar rëndësinë e dokumenteve që ndodhen brenda. Në të kundërt, paralajmëron se do të bëjë kallëzim penal në polici.