Një zbardhje e dosjes së hetimit për sagën e vrasjeve që lidhet me Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi”, ka rikthyer vëmendjen tek bisedat e inkriptuara në Sky ECC, ku duket se është diskutuar eliminimi i Ermir Bregut alias Malokut. Materialet tregojnë si “Rrumi” planifikonte veprimet dhe si e diskutonte këtë me Elidon Avdylin.
Në 25 shtator 2020, në orën 19:55, Elidon Avdyli nis një bisedë me “Rrumin” lidhur me arrestimin e Edmond Çekiqit, i njohur si Çekiqi, për mbajtje pa leje të armëve. “Rrumi” dyshon se arrestimi është bërë me ndërhyrje nga rivalët për ta përjashtuar Çekiqin nga ajo që ata e quajnë “loja e Durrësit”.
Pak minuta më vonë, Elidon Avdyli i shkruan “Rrumit” për planin që kishte për Malokun:
Elidon Avdyli: Ai çeki ma vejen keq që na iku. Se ja futa qunit atij. Sa mujsh menja. Shkun e kapën.
Aleksandër Laho: Se neve kemi ne lojë që unë para me i thonë që jemi po s’dijmë keq shokun. Duhet me i thanë që s’kemi dijeni. Ai po del avokatin shok mos e harro.
Elidon Avdyli: Po vllai o vllai. Po ku do avokatin qysh. Ka shkjon. Ato. 2-3 ditë e anej pa umar vesh. Na kallen ke politika përfundimisht. Kena marrë rrugën. Po.
Aleksandër Laho: Po tregojmë asaj fushat sonte.
Elidon Avdyli: Malokun këtë javë e kam lon me nate. Po shkoi mar o pik çubukr. Fare.
Aleksandër Laho: Ishalla shkon mbarë shok. Po marielin m’prap me alokun. O flasin ata.
Elidon Avdyli: Po e vlla malokun. O bërzerij killit. Po folin e villa liv kokallit e malokut me njeri tjetrin. Sëm info.
Aleksandër Laho: Po me marielin flasin.
Elidon Avdyli: Sedi. Jan karau lentit e di mirë. Kill anej qark.
Një ditë më vonë, më 26 shtator 2020, komunikimi vijon me një tjetër përdorues të Sky ECC, Astrit Balliun alias Avdyli. Në një mesazh, Astriti e pyet Elidonin për një person që sapo ishte kapur me një pistoletë dhe dyshohej të ishte Edmond Çekiqi. Ai paralajmëron:
Astriti: Duhet edhe ai miu se e kena kështu. Po të ik maloku në iherë. Veç kujdes me terezi se do dhon goditje.
Fragmentet e dosjes zbulojnë se bisedat janë mbajtur me shprehje lokale dhe kodime që duket se kishin për qëllim fshehjen e kuptimit të saktë. Sidoqoftë, prokuroria po i analizon me kujdes si prova, duke përfshirë metadatat e kohës dhe përdoruesit, për të përcaktuar autenticitetin dhe kontekstin ligjor të komunikimeve.
Dosja “Rrumi” rikthen në vëmendje rrjetet e komunikimit të koduar dhe mënyrën se si përplasjet territoriale dhe konfliktet e brendshme mund të përkthehen në plane kriminale.