Prej 10 ditësh hante nga një, qytetares i dalin me miza e krimba llokumet me arra

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.10.2025, 12:21

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë një rast shqetësues lidhur me sigurinë ushqimore pasi brenda një kutie me llokume me arra ka gjetur krimba.

Qytetarja ka treguae se kutinë e ka blerë para 10 ditësh në një pastiçeri të njohur në Durrës dhe çdo ditë ka ngrënë nga një llokum.

Por kur ka vënë re pranë kutisë një krimb, në fillim ka menduar se mund të ketë ardhur nga ambalazhi apo ambienti përreth. Por pas disa ditësh ka zbuluar se kutia e llokumeve ishte e mbushur plot me krimba dhe arrat të prishura.

Ky rast vendos në pikëpyetje sigurinë ushqimore dhe kushtet higjieno-sanitare të prodhimit dhe ruajtjes së produkteve në disa biznese.

Denoncimi i qytetares:

Nese do è postonit anonim ju lutem. Hoqa dore nga embelsirat e mija te preferuara, llokumet me arra duke pare kto. Tek sulltani ne durres i kam marrë. Me ktë kutinë e kam marrë. Por që kur i mora ishte nje krimb jashtë por thash nga qesja,ambjenti se mendova kurrë qe mund të ishin nga brenda keshtu,madje kam ngrenë deri sot. Para 10 ditesh i kam blere

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit