Make up dhe extensions falas, parukierja në mbështetje të femrave që kanë kaluar kancerin e gjirit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.10.2025, 11:43

Një parukiere dhe make-up artiste nga nga Tirana ka ndërmarrë një nismë tepër të veçantë duke ofruar shërbime falas për gratë dhe vajzat që kanë kaluar kancerin e gjirit.

Në mesazhin drejtuar redaksisë tonë, parukierja është e gatshme të ofrojë make up dhe vendosje extensions dhuratë, nga dëshira për të dhënë mbështetje emocionale dhe shpirtërore për ato që kanë kaluar këtë sëmundje dhe jo si reklamë.

Shërbimet ajo i ofron në sallonin e saj në Yzberisht, ndërsa për make up mund të pranojë edhe për më shumë se 5-6 persona, pa problem. Iniciativa e saj përkon me muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe është një shembull frymëzues i solidaritetit dhe kujdesit ndaj komunitetit.

Kushdo që ka dëshirë mund të komentojë dhe parukierja do i zgjedhë vetë gratë fatlume.

Mesazhi i parukieres:

Pershendetje .. do doja te beja dicka te vogel por do doja te ngelem anonim … Merrem me pjesen e make up dhe flokeve … do doja nese ndonje grua apo vajz ka kaluar kete semundje qe po merr shume jete … Nese ndonjera do te deshironte te bente ndonje make up dhe njeres ti vendosja extensions… do ja beja me shum dashuri dhurate.

Une ndodhem ne Tirane, Yzberisht afer te rrethi. Per Make up mund te vij me shum se nje 5-6 ska problem. E bej per deshir jo per reklam, vetem nuk dua te me beni adresen publike

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit