Një qytetar nga Vlora ka denoncuar për JOQ Albania një situatë shqetësuese pranë shkollës së muzikës në këtë qytet. Sipas tij, punonjësit e pastrimit nuk i marrin të gjitha mbetjet, por bëjnë një përzgjedhje të tyre, duke lënë pjesën tjetër të qëndrojë aty për ditë të tëra.
“Përshëndetje JOQ! Tek shkolla e muzikës Vlorë, pastruesit e qytetit vijnë dhe nuk i marrin të gjitha mbetjet. I seleksionojnë, dhe një pjesë e tyre, si p.sh. divan, karrige etj., i lënë aty dhe ato ngelen me ditë të tëra”, shkruan qytetari në mesazhin e tij denoncues dërguar në redaksinë tonë.
Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve përkatëse që kjo situatë të mos përsëritet, pasi mbeturinat e mëdha jo vetëm që prishin pamjen e zonës, por edhe krijojnë ndotje dhe rrezik për shëndetin publik.