Vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”, u arrestua pak ditë më parë në Durrës me urdhër të SPAK, nën akuzat për vrasje dhe tjetërsim prone. Në dosjen hetimore është zbuluar një bisedë mes dy vëllezërve, e zhvilluar në platformën e koduar Sky ECC, që ngre dyshime për përfshirjen e tyre në skema të paligjshme për tjetërsimin e pronave.
Në komunikimin e sigurt, i cili është pjesë e provave në hetim, flitet për një sipërfaqe toke prej 20 mijë metrash katrorë, ndërsa hetuesit vazhdojnë të shqyrtojnë mesazhet për të zbardhur rolin e secilit në këtë çështje. Arrestimi dhe zbardhja e bisedave janë hapa të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.
Komunikimi mes tyre është bërë në Sky ECC.
Vullneti: Po asajt qe tha cil ti tregojm me ble.
Aleksandri: Jepi cil dush….mbidh nai lek…
Vullneti: Do ti tregoj reren e bardh tjeter sdi, vetem po i tregum ate te Palit.
Aleksandri: renci ka me mbledh nai lek….ate te Palit ke Gjoni thu’
Vullneti: Po ate te Palit pa 200 sja vlen me i dhen…apo ti them ktu para dylakut.