Dalin pamjet nga atentati me tritol në Sarandë, identifikohet viktima

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.10.2025, 00:01

Është identifikuar viktima e ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Isuf Jaçaj, i cili humbi jetën pas një shpërthimi të fuqishëm në lagjen nr. 3.

Sic shihet edhe në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, automjeti tip fuoristradë është shkatërruar plotësisht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u gjet brenda tij.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi u shkaktua nga lëndë plasëse e vendosur në mjet, duke e bërë këtë një atentat të mirëfilltë me tritol. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë dhe shkaktoi gjithashtu dëme materiale në disa biznese përreth, si dhe në një automjet tjetër të parkuar pranë.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ekspertë të anti-eksplozivit, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit