Vajza gjen ‘letra misterioze’ me shkrime të çuditshme para shtëpisë: Ç’mund të jenë vallë?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2025, 22:47

Një banore e fshatit Tapi në Kuçovë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për një rast të pazakontë që ka shqetësuar banorët e zonës. Sipas saj, gjatë ditëve të fundit ka gjetur disa letra të hedhura para derës së shtëpisë, në të cilat janë shkruar mesazhe të pakuptueshme në një gjuhë që i ngjan rumanishtes, ndërsa në disa vende përsëritet disa herë fjala “SOS”.

Ajo tregon se letrat duket se janë shkruar me dorë nga fëmijë dhe janë hedhur në oborr në oraret e drekës, kur rruga është bosh.

“Janë disa letra me shkrime të çuditshme, ndoshta në rumanisht. I gjeta dje dhe sot, të hedhura para derës. Janë si shkrime fëmijësh dhe përsëritet shumë fjala SOS. U trembëm, edhe fëmijët e lagjes janë frikësuar”, – tregon qytetarja për JOQ Albania.

Ajo thotë se fillimisht ka menduar se mund të ishte një lojë fëmijësh, por pasi pyeti në lagje, asnjë nga fëmijët nuk ka pranuar të ketë informacion për letrat, gjë që ka shtuar shqetësimin.

“Nuk besoj se është shaka, i pyeta fëmijët e lagjes dhe më thanë se nuk dinë asgjë. Kjo gjë po na shqetëson, sepse çdo ditë gjejmë letra të tilla në oborr”, – shprehet ajo.

Sipas qytetares, në zonë nuk ka kamera sigurie që të mund të ndihmonin në identifikimin e personit që i hedh këto letra. Ajo kërkon që rasti të bëhet publik, me shpresën që ndonjë tjetër banor i zonës të ketë hasur të njëjtën situatë.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shaka fëmijësh, një mesazh të koduar, apo diçka që kërkon hetim nga autoritetet kompetente, por banorët e zonës shprehen të shqetësuar dhe në ankth pas ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit