Një tjetër denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania në lidhje me vjedhjet seri të biçikletave që po ndodhin kohëve të fundit. Qytetarit i është vjedhur biçikleta elektrike pranë shkollës “11 Janari”.
Ai tregon se mjeti i transportit nuk ishte thjesht një biçikletë për qejf, por mjet pune i domosdoshëm. Humbja e saj i ka shkaktuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e përditshme. Dy djemtë në dukje adoleshent duken qartë nga pamjet filmike, tek tundohen pasi shohin biçikletën elektrike, gjë e cila i bën të kthehen nga rruga ta marrin dhe të largohen sëbashku me të.
Denoncuesi i bën thirrje autorëve ta kthejnë menjëherë biçikletën, përndryshe do të detyrohet të bëjë kallëzim dhe të kërkojë ndërhyrjen e shtetit.
JOQ Albania ka raportuar shpesh raste të ngjashme, ku hajdutët nuk kursejnë as biçikleta, duke i kthyer qytetet në terren të pasigurt. Nga mjet ekologjik dhe i dobishëm, biçikleta po shndërrohet në “gjahun e parë” të atyre që zgjedhin rrugën më të shkurtër: të marrin atë që nuk është e tyre.