Burri ‘joshet’ nga vazo e lules dhe e vjedh

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.10.2025, 17:21

Një histori që s’të hyn dot në mendje ka ndodhur para një dyqani. Vazoja e lules, që ishte vendosur jashtë për zbukurim, është zhdukur. Dhe jo vetëm kaq, një burrë si duket është joshur nga bukuria e lules ka shkuar të derdh plehrat dhe më pas është kthyer për të marrë lulen. Artist i madh, thua se po bënte pazar e jo vjedhje.

Ky është realiteti ynë i hidhur: nuk kursejmë as lulet. Nga një vazo sot, nesër një karrige, pasnesër një biçikletë. Me pak e nga pak, mbetemi bosh dhe i kthejmë lagjet tona në skena komedie të zezë.

Ngjarja duket qesharake, por është një turp i madh. Në vend që të zbukurojmë qytetin, ne merremi duke zhdukur edhe ato pak gjëra që e bëjnë më të bukur. Një lule është për të dhënë jetë, për të zbukuruar një vend, jo për t’u fshehur si plaçkë.

Fundja, s’ka gjë më të shëmtuar sesa të zgjohesh e të gjesh që të kanë vjedhur diçka qoftë edhe një vazo me lule.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit