Pas orësh të tëra ankthi dhe kërkimesh intensive, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore 93-vjeçari Spiro Qirjako, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej ditës së djeshme në Delvinë.
I moshuari u lokalizua rreth orës 15:40 minuta, falë përdorimit të një droni nga Policia e Delvinës, që kontrolloi zonën përreth qytetit. Ai u gjet në një hendek pranë varrezave të qytetit, ku kishte kaluar natën dhe orët e paradites së sotme.
Në kërkim të tij u angazhuan familjarë, banorë të zonës dhe forcat e rendit.
Familjarët e Spiro Qirjakos kanë shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që u përfshinë në kërkime.