Kabllot elektrike të ekspozuar rrezik për tragjedi, bashkia Lushnje dhe OSHEE në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.10.2025, 11:57

Një situatë tepër e rrezikshme po qëndron prej ditësh pa asnjë ndërhyrje në fshatin Kolonjë të Lushnjës, ku një linjë e tensionit të lartë është e ekspozuar plotësisht dhe e zhveshur, ngjitur me një shtyllë hekuri, në mes të trotuarit.

Banorët kanë ngritur alarmin dhe thonë se janë bërë disa ankesa, por asnjë institucion nuk ka reaguar për ta zgjidhur problemin.

“Ju lutemi postojeni, tensioni lart, komplet i zhveshur, me shtyllë hekuri. Është bërë ankesë disa herë e akoma nuk ka një zgjidhje. Është në trotuar, çdokush që kalon mund të rrezikojë jetën. Ndodhet në Kolonjë të Lushnjës”, shkruan banori për JOQ.

Pavarësisht rrezikut të menjëhershëm, as Bashkia e Lushnjës dhe as OSHEE nuk kanë marrë asnjë masë për të izoluar apo riparuar defektin. Linja e ekspozuar ndodhet në një zonë ku kalojnë çdo ditë banorë, fëmijë dhe të moshuar, duke e kthyer trotuarin në një “kurth të hapur”. Banorët thonë se janë të frikësuar dhe të lënë në mëshirë të fatit, ndërsa institucionet mbeten në heshtje.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur një tragjedi të paralajmëruar, për të cilën përgjegjësit do të jenë të qartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit