U gjet i varur në Belgjikë, flet vëllai i shqiptarit: Kemi marrë mesazhe prej tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.10.2025, 10:54

Redi Halilaj, vëllai i Bekim Halilajt, 29-vjeçarit që u gjet i varur më 30 shtator në Bruksel, ka hedhur poshtë spekulimet për një ngjarje me prapavijë kriminale, duke sqaruar se bëhet fjalë për një vetëvrasje të shkaktuar nga depresioni.

Në një intervistë për mediat, ai konfirmoi se autoritetet belge kanë përfunduar autopsinë, e cila nuk ka zbuluar asnjë shenjë dhune në trupin e të ndjerit.

Është çështje depresioni, nuk ka të bëjë me gjëra të tjera që thuhen në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka pasur vëllai, por mesazhet që na ka dërguar na kanë bërë të dyshojmë se ka shkuar në gjendje depresioni”, tha ai.

Ai tha se familjarët kanë marrë mesazhe nga Bekimi pak para se të ndodhte tragjedia dhe se policia belge i ka informuar për të gjitha detajet e hetimit.

Mua më ka informuar policia për gjithçka. Autopsia ka dalë që është vetëvrasje. Nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup”.

Bekim Halilaj, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit, u gjet i pajetë në rrethana të paqarta, i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor në kryeqytetin belg. Sot, familja dhe të afërmit i dhanë lamtumirën e fundit në vendlindje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit