Një automjet tip “Peugeot” është gjetur i djegur paraditen e sotme në zonën e Kamzës, pranë Tapizës, në rrugën drejt fshatit Dritas. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se brenda në mjet janë zbuluar dy armë zjarri kallashnikov dhe dy karikatorë.
Automjeti ishte pa targa dhe armët ndodheshin në sediljen e pasme të mjetit të djegur. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e saj.
Deri më tani 2 pista po hetohen. E para, hetuesit kanë dyshime se makina mund të ketë lidhje me vrasjen e 65-vjeçarit Gjergj Tusha në Pllanë të Lezhës, por mbetet pistë jo e plotë, pasi 2 ngjarjet kanë distancë kohore me njëra-tjetrën.
Policia po verifikon nëse mjeti është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale dhe po punon për identifikimin e pronarit apo personave të përfshirë.