Vlora qelbet nga ujërat e zeza, vlonjati i lindur në Itali: Është turp, bashkia të ndërhyjë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.10.2025, 10:01

Një shqiptar i lindur dhe rritur në Itali ka dërguar në JOQ një video-denoncim nga qyteti i Vlorës, duke shprehur indinjatën e tij për ndotjen e rëndë mjedisore që po ndodh në bregdet. Në mesazhin e tij, ai thekson se megjithëse jeton jashtë vendit, Vlora është vendi i tij dhe është turp ta shohë në një gjendje të tillë.

Ai shton se shpreson që me këtë video dhe mesazh të nxisë ndërgjegjësimin publik dhe të nisë një lëvizje kundër kësaj padrejtësie mjedisore. Apeli i tij është një thirrje për bashkinë e Vlorës që të marrë masa për të mbrojtur pasurinë natyrore të Vlorës, e cila sipas tij, po shkatërrohet në heshtje.

“Jam shqiptar, i lindur dhe i rritur në Itali, por Vlora është vendi im dhe është turp ta shoh këtë. Shiko si derdhen ujërat e zeza, qelb era. Shpresoj që me një video dhe një mesazh të mund të bëj pjesën time dhe kështu të filloj një lëvizje kundër kësaj padrejtësie. Faleminderit”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit