Shkoi të merrte pensionin por s’u kthye më, kërkohet ndihmë për gjetjen e gjysh Spiros

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.10.2025, 00:50

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në Delvinë, ku një i moshuar është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Bëhet fjalë për 93-vjeçarin Spiro Qirjaqi, i njohur ndryshe edhe si Bili, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej paradites të së premtes.

Ai kishte dalë nga banesa për të marrë pensionin dhe është parë për herë të fundit rreth orës 10:00 pranë spitalit të vjetër në qytet.

Familjarët, të shqetësuar për mungesën e tij, i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve në gjetjen e gjysh Spiros.

Kushdo që ka informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e tij, mund të kontaktojë familjarët në numrin: 0699303736.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit