Çudira nga Astiri! Shoferi ‘parkon’ në rrethrrotullim dhe largohet si pa të keq

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.10.2025, 00:06

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një episod tipik të kaosit rrugor në kryeqytet.

Në pamje shihet një drejtues mjeti që ndalon dhe parkon automjetin e tij në hyrje të një rrethrrotullimi në zonën e Astirit, duke penguar dhe vështirësuar qarkullimin e makinave të tjera.

Sikur të mos mjaftonte ky veprim i rrezikshëm, shoferi largohet i qetë nga vendi i ngjarjes, sikur të kishte parkuar në një hapësirë të zakonshme.

Qytetari që dërgoi videon, me ironi shkruan:

“Përshëndetje JOQ, shikoni parkimin e ri pa pagesë mu në mes të Astirit.”

Ky rast është një shembull i qartë i mungesës së respektimit të rregullave të qarkullimit dhe i kulturës së dobët të drejtimit, që shpesh kthejnë rrugët publike në “pronë private” të individëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit