Lopë të mërdhira, borë dhe ngrica, shpëtohen bagëtitë në bjeshkët e Istogut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.10.2025, 20:30

Të reshurat e borës dhe i ftohti i madh i ka zënë disa blegtorë në bjeshkët e Istogut.

Dalja në ndihmë e tyre sot u trajtua me prioritet, si nga Komuna e Istogut, ashtu edhe nga vullnetarët, kompanitë lokale dhe bashkëqytetarët. Dhjetëra njerëz iu bashkuan mobilizimit për të sjellë në shtëpitë e tyre qytetarët e bllokuar, bashkë me bagëtitë e tyre.

Nga vendi i ngjarjes është deklaruar menaxheri i “Sinalco Kosova”, Adnan Dreshaj, i cili ndihmoi blegtorët të ngarkojnë në kamion lopët e tyre të gati të ngrira.

Ai tha se kushtet nuk ishin të lehta, por që e ndjeu obligim moral t’u dalë në ndihmë bashkëqytetarëve të tij.

Siç shihet disa nga bagëtitë janë mërdhirë nga i ftohti, por në mënyrë të sigurt janë transportuar me kamionë.

Më poshtë pamje:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit