Ulja e temperaturave, Termokos ka një njoftim për qytetarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.10.2025, 15:02

“Termokos” ka paralajmëruar se në rast se vazhdon i ftohti, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Në njoftim thuhet se aktualisht janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes.

Për shkak të përkeqësimit të motit, tashmë janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit