Motoristi nga Peja aksidentohet në Rrugën e Kombit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.10.2025, 11:40

Një aksident është shënuar të mërkurën në Rrugën e Kombit, në aksin që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Një motorist nga Peja, i cili po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.

Sipas a2cnn, motoristi është dërguar për në spitalin e Kukësit pastaj është dërguar për në spitalin e Prizrenit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i motorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit