Kërkohen 2 djemtë me GLE, përplasën makinën e parkuar dhe ikën pa lënë as numrin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.10.2025, 23:38

Rreth orës 20:30 në zonën e lulishtes “1 Maji” në Tiranë, dy persona me një mjet tip “GLE” kanë goditur një makinë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë numër kontakti.

Pronari i makinës së dëmtuar i cili ka qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja thotë se dëmet janë të mëdha.

Sipas tij kamerat në zonë nuk kanë kapur momentin e aksidentit, por dy të rinjtë janë identifikuar pasi kanë hyrë në një lokal aty pranë dhe kanë pyetur për makinën, ndërkohë që nuk kanë asnjë numër celulari apo kontakti për të marrë përsipër dëmin e shkaktuar.

Pronari u bën thirrje djemve me “GLE” që ta kontaktojnë sa më parë pasi makinën e ka mjet pune dhe në këtë gjendje të dëmtuar s’mundet as ta përdorë.

Mesazhi i qytetarit:

“Pershendetje JOQ, a mund ta postoni kete te lutem. Keto dy cunat me gle ma kane goditur makinen rreth ores 20:30 tek lulishtja 1 maji dhe kane ikur pa lene nje nr kontakti ju lutem me kontaktoni tek ky nr 0677193086

Nuk ishte kamera ne ate kend por kto jane cunat pasi kane hyr tek lokali ku jane marr kamerat dhe kane pyetur kush e ka filan makine dhe ne lokal ju kane thene qe se kemi ne dhe kane ikur me pas. Te lutem nese mundesh postoje. Po te shohesh makinen gle e cunave dallohet qe e kane goditur se e kane shenje”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit