Begaj zar i Ramës, dekreton datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës kundër ligjit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.10.2025, 17:42

Pavarësisht ankimimit të Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet dhe në pesë bashki të tjera të vendit. Data e caktuar është 9 nëntori 2025.

Begaj ka dalë kështu kundër ligjit për Ramën, pasi Veliaj e ka ankimuar vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti nuk ka pritur vendimin e gjykatës për kërkesën e Veliajt duke shkelur ligjin e duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja për Tiranën.

“Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.”

Sipas vendimit, vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryetarëve aktualë, ndërsa në Tiranë u krijua pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave.

Vendimi për shkarkim u mbështet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku shumica dhe pakica votuan së bashku, 50 vota pro dhe vetëm 1 kundër duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit