Pas publikimit në JOQ gjobitet me 30 mijë lek gangsteri me Audi Q5

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.10.2025, 17:06

Ditën e djeshme redaksia e JOQ Albania publikoi një tjetër episod të frikshëm pakujdesie në rrugët tona.

Një automjet tip Audi Q5, i drejtuar me shpejtësi marramendëse, u filmua teksa kryente një parakalim të rrezikshëm, pa sinjalizim dhe duke frenuar papritur, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e një çifti udhëtarësh që po lëviznin qetësisht.

Pas publikimit të videos në JOQ Albania, policia rrugore reagoi duke gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra gangsterin e Audi-t.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit