Pushtohet nga minjtë rruga Sotir Caci në Dajt

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.10.2025, 13:56

Banorët e rrugës “Sotir Caci” në zonën e Dajtit po jetojnë një aventurë që as filmi më i egër i animuar nuk e ka imagjinuar: lagjja është pushtuar nga minjtë! Jo vetëm që lëvizin lirshëm nëpër rrugë, por po e bëjnë edhe ambientin e bizneseve diçka jo shumë e dëgjuar në vendin tonë.

Ecja në rrugë për të rriturit tashmë kërkon kurajo, ndërsa për fëmijët, çdo hap mund të kthehet në një përballje të drejtpërdrejtë me brejtësit. Banorët ndihen të braktisur dhe paniku ka gjetur shtëpi në çdo dyqan dhe çdo qoshe të rrugës.

Përveçse kanë shijuar lirinë, këta minj nuk i bëjnë shaka shëndetit publik pasi ata përbëjnë rrezik serioz duke u kthyer në një burim infeksioni. Banorët bëjnë apel që autoritetet të mos presin më por lagjja duhet pastruar dhe dezinfektuar para se të shndërrohet plotësisht në “Mbretëri e Minjve” dhe ndonjë sëmundje të përhapet në gjithë zonën.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje! Ju lutem na ndihmoni për të ngritur një problem të madh që kemi në lagje, ndodhemi në rrugën Sotir Caci,Dajt dhe jemi mbipopulluar nga minjtë. Na ka kapur tmerri të ecim në rrugë ne që jemi të rritur, imagjono fëmijët. Askush nuk po merr masa, ju lutem postojeni që të bëhet diçka se po na hynë minjtë në biznese po tmerrohemi!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit