Dogana kap në Vërmicë pajisje elektronike të kontrabanduara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.10.2025, 13:12

Zyrtarët doganorë në Vërmicë kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht një sasi të konsiderueshme të pajisjeve elektronike të përdorura, të cilat po tentohej të futeshin në Kosovë pa u deklaruar në mënyrë të rregullt doganore.

Bëhet e ditur se pajisjet e ndaluara përfshijnë: laptopë, telefona mobilë, tabletë, pajisje fotografike, dëgjuese dhe orë dore, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

“Pas evidentimit të shkeljes, janë marrë masa për ndalimin e përkohshëm të mallrave dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK)”, thuhet në një njoftim për media të Doganës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit