Buta kërkon lirimin nga paraburgimi: Jam i vetmi mashkull në shtëpi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.10.2025, 13:05

Reperi i njohur, Buta sot është paraqitur para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Buta akuzohet për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Reperi u arrestua më 11 shtator, kurse më 12 shtator i është miratuar masa e paraburgimit.

Sot, para trupit gjykues, Buta ka kërkuar lirimin e tij, duke përmendur faktin se si kryefamiljar, ka shumë obligime.

“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçcare si dhe gruan. Të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”, ka deklaruar ai para trupit gjykues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit