Gjykata belge jep dënimin për bosin e drogës Ermir Ndreaj, në kërkim hija e grupit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.10.2025, 11:58

Në Belgjikë është zhvilluar seanca gjyqësore kundër dy figurave kryesore të mafies ballkanike në Antverpë, Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj, ku prokuroria ka kërkuar dënimet maksimale për ta. Sipas autoriteteve belge, organizata e tyre kriminale ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine deri në Evropë, duke operuar me laboratorë për pastrimin e drogës dhe duke përdorur kompani të ndryshme për trafikim. Ermir Ndreaj, i arrestuar muajin korrik në Tiranë, kërkohet të dënohet me 20 vite burg, ndërsa për Al Murdaan janë kërkuar 15 vite.

Sani Al Murdaa, i njohur si një nga trafikantët më të mëdhenj në Belgjikë dhe lideri i kësaj organizate, menaxhon rrjetin kriminal që shtrihet nga Kolumbia deri në Australi. Ai ka investuar miliona euro në laboratorë për pastrimin kimik të kokainës, ndërsa përfshinë edhe bashkëpunimin me biznesmenë të ndërtimit për largimin e mbetjeve të rrezikshme kimike. Policia e ka vështirë të gjejë vendndodhjen e tij, duke e quajtur “Shade” për aftësinë e tij për t’u fshehur dhe shmangur hetimet.

Prokurorja federale Marianne Cappelle shprehu zhgënjimin për dënimet e mundshme, duke theksuar se ligji lejon maksimum 20 vite burg, ndonëse ajo do të dëshironte të kërkonte dënime shumë më të rënda për këta kriminelë. Përveç Al Murdaad dhe Ndreajt, në procesin Kookëas janë kërkuar dënime edhe për disa anëtarë të tjerë të rrjetit, ndërsa gjyqi do të vazhdojë në ditët në vijim për të sqaruar më tej rolin e të gjithë pjesëmarrësve.

Kërkesat për dënime:

Sani Al Murdaa – 15 vjet (pa dënime të mëparshme)

Ermir Ndreaj (Cinco) – 20 vjet (me rekord penal)

Yassine M. – 15 vjet

Ronald V.M. – 18 vjet

Bert V.G. (ndërtuesi) – 7 vjet

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit