KFOR-i kap me dron dy serbë në Zveçan, ja çfarë dëmi po bënin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.10.2025, 09:37

Njësiti i NJNSH dhe njësiti i KFOR-it përgjatë vijës kufitare gjatë vëzhgimit me dron kanë vërejtur dy persona te cilët kishin hyrë ilegalisht ne territorin e Kosovës dhe të njëjtit kishin bërë prerje të pyjeve.

Njësiti së bashku me njësitin e KFOR it kanë arritur ti ndalojnë dy persona meshkuj shtetas të Serbisë. Nga të njëjtit janë konfiskuar dy motor sharra një palë dylbi një radiolidhje një thikë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjësendet e konfiskuar iu kthehen të dyshuarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit