Telat zbuluar në Kamëz, ‘Kipja’ nuk u përgjigjet banorëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.08.2025, 17:28

Banorët e rrugës "Hysen Cino" në Paskuqan i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë që po u rrezikon jetën çdo ditë prej të paktën një muaji.

Problemi lidhet me telat elektrikë të cilët janë lënë zbuluar në pjesën e trotuarit dhe të asfaltit. Gjithçka nisi pas një problemi me kanalizimet, i cili detyroi punonjësit e bashkisë të prishin trotuarin. Pasi problemi i kanalizimeve u zgjidh, telat përcjellës të shtyllave elektrike u lanë zbuluar. Banorët tregojnë se ky problem po kërcënon çdo ditë jetën e tyre dhe fëmijëve të cilët janë të ekspozuar ndaj këtij rreziku.

Ata shtojnë se për këtë problematikë kanë bërë ankesë fizikisht në Bashkinë Kamëz, madje kanë vendosur në dijeni dhe kryebashkiakun Rakip Suli të njohur ndryshe si "Kipja", por askush nuk ka reaguar.

Pershendetje JOQ, do te na ndihmonit shume per problemin e rruges qe kemi ne si komunitet per me shume se 1 muaj. Cdo dite qytetaret dhe femijet jane te ekspozuar ndaj rrezikut te telave ne rruge. I jemi drejtuar bashkise Kamez por edhe vete zotit Suli, por asnje përgjigje,” shkruan denoncuesi.

Qytetarë mbeten në pritje të një reagimi të menjëhershëm për të rehabilituar këtë situatë të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit