Aksident trafiku në Greqi, humb jetën një shtetas nga Maqedonia e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2025, 11:53

Një burrë 77-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën në një aksident me veturë në Greqi, raportuan mediat greke këtë mëngjes.

Aksidenti ndodhi pak minuta pas orës 14:00 në autostradën Egnatia, në aksin vertikal Syatista – Kristalopigi, që shkon nga Kozani për në Kostur, kur një automjet i drejtuar nga një grek 49-vjeçar u përplas me një automjet nga drejtimi i kundërt me të cilin udhëtonin një burrë 77-vjeçar dhe një grua 70-vjeçare nga Maqedonia e Veriut.

77-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkudhëtarja ka marrë lëndime të lehta trupore.

Sipas policisë, 49-vjeçari është ndaluar, ndërsa është hapur hetim për ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit