Komuna në Durrës si stan bagëtish, lagështirë dhe myk në çdo cep

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.02.2025, 13:05

Një punonjës i komunës në njësinë nr.4 në Durrës ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të këtij institucioni.

Ai thotë se çdo ditë e më tepër po iu shkurtohet jeta nga ambienti ku punojnë, nga lagështira dhe myku që ka zënë çdo cep.

Sipas tij, kryetarja e komunës është në dijeni të kësaj situate, por sikur të mos mjaftojë fakti se nuk shkon fare në punë, nuk merr asnjë lloj mase për përmirësimin e kushteve të këtij institucioni.

Punonjësi thotë se është e turpshme që edhe në 2025, punonjësit e administratës punojnë në këto kushte, edhe pse fondet bashkia i merr për restaurimin e godinave dhe institucioneve.

Denoncimi i punonjësit:

Pershendetje J.O.Q kjo qe shikoni ju esht komuna e Qytetarve ne qytetin e Durresit,ju faleminderit. Njesia 4 Durrës

Nuk rrihet brenda nga era qelbesir qe mban dhe nga lageshtira, ju faleminderit. Kryetarja e komunes esht ne dieni se ajo ka zyren aty pavarësisht se nuk gjendet kurre aty. Te gjithe e kane pare dhe si plas asnjerit ,ne punojm gjith diten ktu dhe po na shkurtohet jeta per dit nga era dhe lageshtira qe mban,me vjen turp ta them se ku punoj dhe jemi ne vitin 2025

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit