Me thikë 20 cm, shqiptari kërcënon fëmijët në Itali

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.02.2025, 18:17

Policia italiane ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar në Komo, pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë një grup fëmijësh në një park të vogël në Albate, rajoni i Milanos. Pas ndalimit, ndaj tij u ngritën akuzat për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, në parkun publik në ‘Via Canturina’, ku patrulla policore ndërhyri pas raportimeve se një person po kërcënonte fëmijët me thikë. Gjatë kontrollit, oficerët i gjetën të dyshuarit një thikë 20 cm të gjatë dhe një teh 8 cm.

I arrestuari deklaroi se i kishte kërcënuar fëmijët, sepse ata, duke pirë duhan, po shqetësonin atë dhe djalin e tij të vogël, i cili po luante me top. Ngjarja është raportuar nga mediat italiane, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit