Tiranë/ 36-vjeçari rekrutonte shtetase nga Brazili dhe Kolumbia për prostitucion

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 04.02.2025, 17:08

Një 36-vjeçar me inicialet M. N. është shpallur në kërkim për përfshirje në një rrjet që dyshohet se organizonte dhe lehtësonte ushtrimin e prostitucionit në Shqipëri.

Sipas burimeve, ai akuzohet për rekrutimin e shtetaseve të huaja nga Brazili dhe Kolumbia nëpërmjet platformave online, duke u siguruar atyre ambiente me qira përmes agjencive të ndryshme. Hetimet tregojnë se aktiviteti i tij ka gjeneruar rreth 200 mijë euro për një periudhë njëvjeçare.

Për këtë çështje, autoritetet kanë vendosur nën hetim edhe 16 gra me origjinë nga vendet e Amerikës Latine, ndërsa vijojnë përpjekjet për lokalizimin dhe arrestimin e 36-vjeçarit. Dosja hetimore tashmë është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit