SHBA deporton 200 indianë nga vendi me avion ushtarak

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 04.02.2025, 13:00

Që prej ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump, për arsye të paditura SHBA po kryen largimet e emigrantëve ilegalë me avionë ushtarakë, siç ka ndodhur tashmë me Guatemala, Honduras, e Ekuador.

Sipas raportimit të fundit, 200 indianë janë kthyer në Indi nga SHBA me avionin C-17 për të cilat dy qeveritë thanë se “janë të verifikuar”, duke sinjalizuar edhe pjesëmarrjen e Delhi në procesin e deportimeve.

Presidenti amerikan ka thënë më herët se kryeministri indian Narendra Modi e ka siguruar se India "do të bëjë gjënë e duhur" në lidhje me deportimet e emigrantëve indianë ilegalë në SHBA.

Muiajin e kaluar ministria e jashtme e kombit aziatik tha se "kundërshton fuqimisht emigracionin ilegal që shpesh rezulton i lidhur me forma të krimit të organizuar.

"Jemi pjesë e bashkëpunimit me SHBA për procesin e dekurajimit të emigracionit të paligjshëm dhe krijimit të mundësive për emigracion të ligjshëm nga India drejt SHBA”, tha zëdhënësi i ministrisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit