Festoni dashurinë me DigitAlb, me ulje çmimi deri në 50%

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.02.2025, 20:11

Në Shkurt, dashuria festohet në çdo formë, pranë partnerit tuaj, familjes, apo miqve. Për ta bërë këtë muaj akoma edhe më të veçantë, DigitAlb sjell ofertën më të bukur të vitit!

Me paketat DUA FAMILJARE dhe DUA PREMIUM, jo vetëm që do të shijoni një botë të tërë emocionesh dhe argëtimi, por do të përfitoni edhe ulje çmimi deri në 50%! Dhe si një surprizë e ëmbël për këtë Shën Valentin, DigitAlb ju dhuron Big Brother VIP FALAS për të gjitha abonimet 12-mujore. Përjetoni të gjitha emocionet e këtij reality show 24/7, pa asnjë pagesë shtesë.

Ky është muaji i dashurisë dhe i momenteve të bukura që ndajmë me të dashurit tanë. DigitAlb sjell më shumë se argëtim, sjell momente që afrojnë zemrat dhe mbushin mbrëmjet tuaja me emocionet e Big Brother VIP, filmat më romantikë, ndeshjet e zjarrta dhe spektaklet më të veçanta. Sepse dashuria është për të gjithë ata që ndajnë momente të bukura së bashku!

Abonohuni tani me ofertën më të dashur të vitit, duke vizituar pikat zyrtare të shitjes DigitAlb, ose ne faqen online digitalb.al

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit