Numri i emigrantëve në brigjet e Italisë u rrit më 13% në janar, të gjithë u nisën nga Libia

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 03.02.2025, 17:26

Agjencia e OKB për refugjatët UNHCR tha sot se 3,479 emigrantë kanë zbarkuar në brigjet e Italisë në muajin janar, në një rritje prej 13% nga 3.080 që mbërritën në dhjetor.

Agjencia shtonte se 99% e refugjatëve të ardhur muajin që shkoi ishin nisur nga Libia dhe 83% e tyre zbarkuan në ishullin e Lampedusa, toka më jugore e Italisë.

Shtimi sistematik i refugjatëve ilegalë drejt brigjeve të Italisë dhe Evropës vjen megjithë masat e supozuara që merren nag venden për kufizimin e emigracionit ielgal dhe akordeve me vendet e rigjinës për ndalimet e nisjeve.

Ajo që ndodh aktualisht me pushtimin e emigrantëve në vendet evropiane është për fat të keq e kundërta e asaj që politikanët reklamojnë në media në lidhje me “punën që po bëjnë për ndalimin e emigracionit”.

Të rinjve emigrantë në vendet perëndimore menjëherë pas ardhjes u jepen mbrojtje, akomodim madje dhe celularë, ndërsa për popullatën vendase çuditërisht politikanët praktikojnë vetëm masa kursimi e shkurtime shpenzimesh.

Ironikisht zhvillimi vjen teksa kryeministrja e Italisë, Meloni tha se ishte nën hetim për lirimin e një zyrtari libian të kërkuar ndërkombëtarisht për krime kundër njerëzimit.

Libia ka disa marrëveshje partneriteti me Evropën për kontrollin e fluksit të emigracionit, edhe pse numri i të ardhurve nga brigjet e Afrikës njeh vetëm rritje.

Të ardhurit e muajit të shkuar në Itali ishin respektivisht me origjinë nga: Bangladeshi (35%), Pakistani (22%), Siria (13%), Egjipti (8%), Etiopia (5%), Eritrea (4%), Algjeria (2%), Maroku (2%), Somalia (2%) e Sudani (1%).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit