Një qytetar ka denoncuar një histori shqetësuese mbi përvojën e të afërmes së tij të huaj në një klinikë private në Shqipëri, ku kishte shkuar për të kryer një ndërhyrje aborti.
Sipas dëshmisë, e reja e huaj kishte ardhur për disa ditë në Shqipëri, kur mësoi se ishte shtatzënë. Pas diskutimit me bashkëshortin, çifti vendosi që të ndërpriste shtatzëninë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.
I afërmi shqiptar i vajzës e drejtoi atë të fundit në klinikën mjekësore private të mjekut gjinekolog Arben Haxhihyseni.
Situata dhe bisedat degraduan kur e huaja ndryshoi mendje dhe vendosi të mbante fëmijën e të mos e kryente abortin në klinikën e Haxhihysenit, i cili e përjetoi rrëshqitjen e parave nga duart në mënyrën më të keqe të mundshme.
I riu shqiptar ka ndarë bisedat me mjekun, ku Haxhihyseni në komunikim me të tregohet joetik dhe agresiv pas vendimit të vajzës për të mos vazhduar me abortin.
”Prsh JOQ Shoqa ime e huaj erdhi per disa dite ne Shqiperi, ku mori vesh se ishte shtatzane Bisedoi me bashkeshortin dhe vendosen per te bere abort, E dergova shoqen tek kjo klinike qe me kishin rekomanduar, dhe shoqes time nuk i pelqeu fare sjellja e vrazhde e doktorit ndaj saj, dhe vendosi qe mos ta beje abortin, te pakten ne Shqiperi. Mbasi ia komunikova kete gje Doktorit, shikoni komunikimin qe ben ai.”